Nano shpall Lëvizjen: Të shkulim humbesin Rama nga PS
Ne 21 vjetorin e themelimit te Partise Socialiste, ish-kryetari i saj Fatos Nano deklaron rikthimin ne politiken aktive. Me ane te nje deklarate per mediat, Nano shpalos strategjine e tij per levizjen me te re. Objektivat kete here jane te qarta, largimi i kreut te PS-se aktual Edi Rama dhe fitorja e PS-se ne zgjedhjet e ardhshme. "Une jam tashme para jush i gatshem per t'ju udhehequr drejt fitoreve te reja", shprehet Nano, duke theksuar se "Edi Rama e ka drejtuar Partine Socialiste me sukses te plote nga humbja ne humbje". Po dje Fatos Nano dhe mbeshtetes te tij kane themeluar dhe Levizjen Nano per Fitoren e Socialisteve, pjese e se ciles jane ish-deputete te PS-se, ish-drejtues te degeve te kesaj partie dhe anetar te Shoqerise Civile. Nder emrat e pare qe i jane bashkuar jane Bardhyl Agasi, Enver Reci, Zamira Cavo, Paqesor Zeneli dhe ish-drejtues te forumeve te PS. Qellimi i levizjes politikes, sic thuhet ne njoftimin per media, eshte "ta largojme humbesin perserites dhe kronik Edi Rama qe te fitojme kunder Sali Berishes ne vitin 2013". Ne mesazhin e tij, Nano u ben thirrje socialisteve qe te mos lejojne drejtimin nga Edi Rama pas humbjeve te perseritura qe u ka sjelle. "Mos lejoni qe nje aventurier humbarak e liganak si Edi Rama t'ju terheqe zvarre e t'ju neperkembe dinjitetin duke ju zhytur juve dhe Partine Socialiste por edhe Shqiperine ne krizen e padijes, paaftesise, pamundesise, dhe perversitetit te tij politik", shprehet Nano ne deklaraten e tij. Ish-kryetari deklaron se eshte i gatshem te drejtoje te majten me synimin per ta sjelle ate ne pushtet. "Une tashme u veteofrohem te gjithe socialisteve dhe popullit opozitar qe se bashku te marrim fatet e Partise Socialiste dhe te Shqiperise ne duart tona e te mos lejojme me qe humbjet e pareshtura te socialisteve te kthehen ne humbje per Shqiperine". Ish-kryeminstri flet per qendrimin e Rames dhe vetofrimin qe ai beri per postin e presidentit. Nano thekson se mazhoranca perdori Edi Ramne dhe ky i fundit shiti kauzat e se majtes. "Ky paloKryetar ka guximin e me akuzon mua se qenkam perdorur si diversion dhe tallje nga Qeveria, ne nje kohe kur Edi Rama rendi si batakci neper nate me nje torbe me endrra perverse Kryeministrore drejt Gjirit te Lalzit, ku shiti brenda nje nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gerdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, greven e urise te dhjetra deputeteve dhe socialisteve, e mijera e mijera sakrifica madhore qe socialistet e mire dhe te ndershem kane bere per te.
Edi Rama nuk e perfaqeson me Partine Socialiste".
Edi Rama nuk e perfaqeson me Partine Socialiste".