Dorëheqje të shumta në Bashkinë e Tiranës

Madje, dorëheqje masive janë bërë nga institucioni i drejtuar nga Edi Rama për 12 vite me radhë, ndërsa shumë prej punonjësve më të rëndësishëm kishin thuajse kaq vite në bashkinë e kryeqytetit.
Mësohet se të paktën 20 punonjës kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë për arsye “personale”, dorëheqje të cilat janë firmosur nga Rama.
Bashkia thuajse është zbrazur edhe tashmë do të jetë muaji shtator kur do të nisë puna për riorganizimin e këtij institucioni mjaft të rëndësishëm për të vetmin metropol të Shqipërisë. Por përveç largimeve, të ikurit duket se po marrin me vete edhe dhjetëra dokumente zyrtare, çka ligjërisht është e palejueshme.
Për këtë arsye, gjatë javës, janë zhvilluara disa kontrolle nga arkivi i shtetit mbi kompjuterat dhe dokumentacionin. Ndërkohë, të premten në darkë, ish-kryebashkiaku Rama ka zhvilluar një takim me stafin e tij në këtë bashki, takim pa praninë e medieve. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar, por mund të thuhet se ishte një takim falënderimi dhe lamtumire /S.Ll/Start/
2011-07-17 09:56