Varroset trashëgimtari i fundit i Perandorisë Austro-Hungareze

Trupi i tij do të varroset në dhomën e nëndheshme perandorake me madhështi. Edhe bashkëshortja e tij, e cila humbi jetën vitin e kaluar, do të varroset në të njëjtin vend.
Mbretër dhe liderë politikë evropianë, shumë prej kombeve që sundoi perandoria Austro-Hungareze, do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.
Ish-deputeti Otto von Habsburg vdiq pak ditë më parë në moshën 98-vjeçare. Mijëra persona po kryejnë homazhe para arkivoleve të çiftit të fundit trashëgimtar të Perandorisë Austro-Hungareze në një nga kishat e Vienës.
Edhe pse trupi Otto von Habsburgut do të varroset në dhomën e nëndheshme ku prehen paraardhësit e tij, zemra do t’i hiqet për t’u varrosur në një abaci në Budapest ditën e diel. Kjo është në përputhje me një traditë habsburgase, sipas të cilës zemra varroset e ndarë nga trupi.
Otto von Habsburg ishte avokat i unitetit evropian, teksa shërbeu për më shumë se dy dekada në Parlamentin Evropian. Otto ka lindur në vitin 1912, gjashtë vjet para shembjes së perandorisë në fund të luftës së Parë Botërore.
Ai kaloi shumë vite larg Austrisë pas largimit të familjes së tij në vitin 1919, por hoqi dorë nga pretendimet për të trashëguar perandorinë në vitin 1961. Pesë vite më vonë ai u lejua të kthehej në Austri.
Otto von Habsburg më pas iu dedikua futjes në Bashkimin Evropian të vendeve ish-komuniste të Evropës Jug-Lindore.
/Start/F. Prroni/
2011-07-16 11:07