Dorëhiqen anëtarët e shoqërisë civile nga 66 KZAZ-të
Dorëhiqen anëtarët e shoqërisë civile nga 66 KZAZ-të e vendit. Vendimi u mor në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me propozim të kreut të saj Arben Ristani.
Kreu i KQZ-së rekomandoi që anëtarët e 66 KZAZ-ve të cilët do të merrnin pjesë në zgjedhjet vendore të dorëhiqen kundrejt një shume prej 25000 lekësh, rekomandim i cili u pranua nga anëtarët e shoqërisë civile dhe më pas u miratua edhe nga KQZ-ja.
Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar propozimet e Partisë Socialiste dhe PBDNJ-it për anëtarët e 66 KZAZ-ve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 8 Majit.