Luan Rama: Palët të arrijnë marrëveshje parimore
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka kërkuar që të gjitha forcat politike të bëjnë një marrëveshje parimore për zbatimin e ligjit.
Duke folur në tryezën e partive politike për zgjedhjet vendore të 8 majit, Rama theksoi se dita e zgjedhjeve duhet të jetë dita e angazhimit qytetar për të gjithë faktorët politikë.
“Nga kjo tryezë duhet të përcjellim mesazhin që forcat kryesore marrin përsipër të respktojnë çdo nen dhe gërmë të kodit zgjedhor. Të angazhohemi që procesi i zgjedhjeve dhe faza pas zgjedhore të dominohet nga fryma e rekomandimeve të OSBE /ODIHR. Nëse i kthehemi dhe sjellim vëmendjeve referencat e shkruara gjithsecili prej nesh mund të sjellë shumë, por sot referencat nuk na ndihmojnë. Edhe ne mund të sjellim referenca për fazën e përgatitjes së Kodit Zgjedhor, por sot nuk jemi për këtë gjë, por ajo që duhet të bëjmë është se duhet të japim mesazhin se forcat kryesore politike marrin përsipër zbatimin e Kodit Zgjedhor”, theksoi Rama.
Ai gjithashtu theksoi se legjitimiteti i KQZ-së nuk buron nga kjo tryezë dhe vendimi i akteve të saj nuk merret në këtë tryezë por sipas rrugëve ligjore.