Wollfarth: Konkurenca e drejtë mes partive, pikë kyçe

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka deklaruar se tryeza e mbledhur nga partitë politike për zgjedhjet e 8 majit është pika më e rëndësishme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Megjithatë ai u shpreh se vullneti i mirë për t`u mbledhur në këtë tryezë nuk është faza përfundimtare por pika kyçe mbetet konkurenca e drejtë mes partive politike në zgjedhet vendore të 8 Majit.
“Një konkruencë e drejtë është pika ku duhet të fillojmë. Por unë shoh se në këtë tryezë po adresohen edhe problemet që kanë lidhje me të kaluarën dhe këto duhet të shqyrtohen në kohën e duhur” theksoi Wollfarth.
Ai gjithashtu theksoi se i takon partive politike të bëjnë atë çfarë është e mundur për organizimin e zgjedhjeve sipas standarteve.
“Ju takon ju se cfarë duhet të bëni deri në datën e zgjedhjeve dhe gjëja më e rëndësishme është ndryshimi i kodit zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve” theksoi Wollfarth.
Gjithashtu ambasadori Wollfarth theksoi se shpreson se kjo tryezë do të dalë me një marrëveshje në shërbim të qytetarit.