Dorëhiqet Ejup Qerimi

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) konfirmon se përfaqësuesi i deritanishëm i punëdhënësve në Bordin Udhëheqës të FKPK-së, Ejup Qerimi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet që lidhen me pozitën e anëtarit në Bordin Udhëheqës.
Qerimi cili është edhe drejtor ekzekutiv i PTK-së, thuhet ta ketë arsyetuar dorëheqjen e tij në respekt të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, lidhur me konfliktin potencial të interesit në mbajtjen e dy pozitave publike.
Bordi Udhëheqës e ka falënderuar Qerimi për kontributin e dhënë në punën e Bordit.
Qerimi gjithashtu e ka njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës me vendimin e marrë për dorëheqjen nga Bordi i FKPK-së. /Indeksonline/