E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorehiqet eurodeputetja gjermane u akuzua per plagjiature ne doktorature

Eurodeputetja gjermane, Silvana Koch Mehrin, dha dorëheqjen nga të gjitha postet politike pas akuzave të njëpasnjëshme për plagjiaturë.

Politikania europiane e partisë Liberale Gjermane, FDP, tha se dëshiron që me këtë hap të shmangë përfshirjen e familjes së saj nga diskutimi publik për doktoraturën e saj.

40-vjeçarja postin e saj si kryetare e FDP në Parlamentin Europian, si zëvendëskryetare e Parlamentit Europian dhe si anëtare e Presidiumit të FDP.

Universiteti i Heidelberg-ut po shqyrton tani akuzat lidhur me kopjimin e temës së disertacionit të saj.

Para dorëheqjes së saj nga postet politike, gazeta e Berlinit "Tagesspiegel" bëri të ditur se Universiteti dëshiron t'ia heqë titullin si doktore shkencash.

Kryetari në largim i partisë FDP Guido Vestervelle shprehu keqardhje për vendimin e marrë nga Koch-Mehrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›