E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti disa persona kane humbur jeten ne juglindje te Spanjes

Disa persona kanë humbur jetën në juglindje të Spanjës pasi një tërmet i shkallës 5.1 ballë ka goditur vendin.

Numri i saktë i viktimave nuk është ende i qartë, bëjnë të ditur autoritetet.

Mendohet që deri tani, të jenë të paktën tetë të vdekur, por kjo shifër mund të rritet pasi nën rrënoja ende po gjenden kufoma të tjera, ndërkohë që është njoftuar për shumë njerëz të plagosur.

Qyteti Lorca në rajonin Murcia është më i prekuri nga lëkundjet e tokës.

Sipas zyrtarëve, ky ishte tërmeti më i rëndë në 55 vitet e fundit në Spanjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›