Gadafi shfaqet ne TV pas me shume se rreth 3 jave mungese
Pasi për më shumë se 3 javë radhazi, koloneli libian, Muamar Gadafi nuk ishte paraqitur, ai është shfaqur së fundmi në TV shtetëror të Libisë.
Pamjet tregojnë udhëheqësin libian gjatë një takimi me liderët fisnorë, të cilët sipas Gedafit do të kontrollonin territorin ushtarak të Libisë.
Që prej datës 30 prill, kur NATO sulmoi për herë të fundit kompleksin rezidencial të kolonelit, ku gjeti vdekjen edhe një nga djemtë e tij, Gadafi nuk ishte shfaqur në asnjë media vendase apo më gjerë.
Madje udhëheqësi libian nuk ishte i pranishëm as në funeralin e djalit dhe nipërve të tij.
Për më tepër, nga vendngjarja është bërë e ditur se kryengritësit kanë marrë kontrollin e aeroportit të Misratës pas një serie luftimesh të ashpra në vend.
Kryengritësit libianë refuzuan thirrjen e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e një armëpushimi dhe kanë vijuar luftën e tyre për t`i dhënë kështu fund sundimit 41 vjeçar të kolonel Gedafit.