Dorëhiqet kryeministri i Kazakistanit

Jep dorëheqjen kryeministri i Kazakistanit Karim Masimov.
Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase ndërsa ende nuk jepen arsyet e largimit të tij nga detyra.
Sipas mediave presidenti i vendit Nursultan Nazarbajev e ka pranuar dorëheqjen e Masimovit.
Masimov ka qenë kryeministër i ekonomisë më të madhe të Azisë Qendrore që nga janari i vitit 2007.