Dorëhiqet ministri gjerman i Punës
Ministri gjerman i Punës, Franz Josef Jung, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kancelares Merkel, pas akuzave për fshehje të vrasjes së civilëve nga një sulm i ushtrisë gjermane ndaj talebanëve në Afganistan, në fillim të shtatorit. Ish-ministri është përpjekur deri në fund që të mbajë postin e tij, por në fund është tërhequr. Në një deklaratë të shkurtër, dje ai tha se po "merrte përgjegjësitë mbi vete për menaxhimin jo të mirë që i bëri lajmit për vrasjen e civilëve afganë. Në lidhje me skandalin ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë edhe numri një i ushtrisë gjermane, si dhe zëvendësministri aktual i Mbrojtjes. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, që ishte i pari që pranoi përgjegjësinë e trupave gjermane, deklaroi se do të bënte ç‘ishte e mundur që të sqaronte çështjen.