E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu, Berisha dhe Gruevski, takim trelateral

Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu, thërret në një qytezë pranë liqenit të Prespës (pjesës helene) homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, dhe atë maqedonas, Nikolla Gruevski. Me pretekstin e një takimi për ruajtjen e mjedisit, kreu i qeverisë së Athinës ka ndërmarrë një veprim diplomatik për të avancuar dialogun me Shkupin për çështjen e shumëdiskutuar të emrit. Krerët e qeverive të tre shteteve ballkanike nisën dje pasdite takimin trelateral në Pili, i cili ndodhet në pjesën greke të Prespës. Qëllimi i takimit që e inicioi shefi i qeverisë greke, është që të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të rezervatit natyror në rrethinën e Liqenit të Prespës. Pritet në takim, i cili mbahet në vigjilje të samitit global për ndryshimet klimatike në Kopenhagën, të miratohet deklarata për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për monitorim të ujërave, investime për teknologji të reja në bujqësi dhe për mekanizma për zhvillim të pastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›