E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dorëzimi i deklaratës vjetore të tatimit të thjeshtuar për 2024-ën, nesër afati i fundit

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Çdo tatimpagues që kryen biznes, me anë të të cilit ka realizuar qarkullim vjetor më të vogël apo të barabartë me 8 milionë lekë, do të duhet të dorëzojë brenda ditës së nesërme (10 shkurt) deklaratën vjetore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2024.

Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, e dorëzon këtë deklaratë duke plotësuar hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimin e tatueshëm, tatimin për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Administrata tatimore këshillon biznesin të plotësojë korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative parashikuar ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Nga data 1 janar 2021, qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin “Për taksat vendore”, sipas të cilave tatimpaguesit objekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim deri në 8 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatimfitimit të jetë 0 %. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›