Dorëzohet Kim

Ajo ka qenë e kritikuar për veshjen e rroba super të shtrënguara dhe ngjitura pas trupit gjatë shtatzënisë së saj, por Kim Kardashian më në fund duket të jetë relaksuar kur është fjala për veshjet e saj.
Ylli televiziv duket të jetë dorëzuar para kritikave të shpeshta pasi është shfaqur me veshje më të rehatshme. Ajo kishte kombinuar një bluzë të gjërë të bardhë, me një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë gri.
Kim, e cila është e njohur për take të larta, mbërriti në Paris, e veshur me një palë këpucë të rrafshëta. /Indeksonline/