Dorezohet Venger lamtumire endrres per titullin

Arsenali i ka thënë lamtumirë ëndrrës për të fituar titullin kampion në Angli. I dorëzuar duket dhe trajneri Arsen Venger, i cili nuk e ka fshehur dëshpërimin pas humbjes 2-1 në fushën e Bolton që nxorri londinezët jashtë garës për titull në Premier Ligë.
“Ishte një ndeshje e dobët. Nuk arritëm të futeshim në lojë dhe u ndëshkuam nga mendjemadhësia jonë. E kishim marrë lehtë këtë ndeshje, por në të vërtetë rezultoi një humbje e rëndë. Tani Manchester United është shumë larg dhe është thuajse e pamundur të besojmë te titulli”,- ka thënë Venger.
Pas javës së 34-ërt të Premier Ligës, Arsenali ka humbur dhe vendin e dytë të renditjes, pasi u parakalua nga Chelsea. Gjithsesi diferenca me blutë e Londrës është vetëm 3 pikë, ndërsa ajo me kryesuesit e Manchester United është nëntë pikë. Kur kanë mbetur dhe katër ndeshje nga fundi i këtij sezoni, përmbysja e kësaj diference është e pamundur, ndërsa Venger po mendon që tani për sezonin e ardhshëm.
“Në përgjithësi mund të them se kemi bërë një kampionat të suksesshëm dhe kemi qëndruar në garën për titullin kampion për një kohë të gjatë. Tani duhet të shohim përpara dhe unë jam i bindur te kualiteti i skuadrës sime”,- ka përfunduar Venger.
Në ndeshjen e mbetura të Premier Ligës, Arsenali do të ketë një përballje direkte me Manchester United, por pas humbjes së fundit ajo nuk është vendimtare.
Nertan Prifti