Lufte ne Siri tanket pushtojne qytetin Deera

Bashar al Assad ndërhyn me tanke në Deera. Forcat e sigurisë së Sirisë, të mbështetura nga makinat e blinduara, kanë hyrë në qytetin jugor gjatë natës dhe kanë hapur zjarr, raporton rrjeti televiziv, Al-Jazeera.
Dëshimtarë okularë akuzojnë trupat e Al Assad se qëllojnë në të gjitha drejtimet e të tjerë shtojnë se trupa të pajetë mund të shihen të shtrirë në rrugë. Të paktën 5 persona janë vrarë thonë burime të pakonfirmuara, të cilat flasin për zbarkimin e rreth 3 mijë forcave të sigurisë në qytet.
Sipas aktivistëve, për heqjen e trupave nga rrugët kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, ndërsa tanket kanë rrethuar xhaminë Al Omari. Qyteti Deera ishte vend i fillimit të protestave kundër pushtetit të presidentit, Bashar al-Assad para pesë javësh e ndërhyrja e ushtrisë aty, tregon vendosmërinë e autoriteteve për të rivendosur me dhunë kontrollin dhe rendin në qytet.
Në qytet mungon energjia elektrike e po ashtu është ndërprerë edhe telekomunikacioni. Siria nuk ka lejuar hyrjen e gazetarëve të huaj ndaj pamjet e vetme që dëshmojnë dhunën e ushtruar janë amatore. Që prej fillimit të protestave numri i viktimave tejkalon 350. Vetëm dje në qytetin perëndimor të Jabla u raportuan 13 të vdekur.
Delina Bitraku