E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri nga pakujdesia Laci Kemi veshtiresi ne nderhyrje

Pakujdesia rezulton paraprakisht të ketë qenë shkaku i rënies së një zjarri të fuqishëm mbrëmjen e së dielës, në një pallat shumëkatësh pranë stacionit të trenit në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Dilaver Laçi, sqaron se deri më tani ky është rezultati që kanë nxjerrë ekspertët, ndërsa mendohet se kanë qenë disa vatra zjarri që për pak rrezikuan dhe jetë njerëzish.

“Mbrëmë i gjithë kapaciteti ishërbimit zjarrfikës të Tiranës ndërhyri dhe eleminoi një katastrofë mund të themi, në njereëz. Grupi i ekspertëve vazhdon të punojë. Është një rast shumë interesant, ku s’pati vetëm një vatër zjarri por disa. Në ditët në vazhdim do nxjerrim konkluzionet përkatëse, por shkak vazhdon të jetë pakujdesia”- tha Laçi.

Një sërë zjarresh kanë përfshirë zona të ndryshme në Tiranë, por rreziku bëhet edhe më i madh me shtimin e temperaturave. Zjarrfikësit, krahas mangësive që kanë me paisje, përballen edhe me problematika të tjera që kanë të bëjnë me mungesën e masave parandaluese për zjarret e deri te vështirësitë për të depërtuar brenda blloqeve të pallateve.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›