Dorezohet dhe Qeveria Thaci

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe publikisht tregojnë pafuqinë e tyre krahas Serbisë. Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy palëve persa i pëket lëvizës së lirë për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi tregon tashmë ‘topi’ është te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai thotë se, këto të fundit duhet ta shtojne presionin ndaj Serbisë sa i përket dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në mënyrë që ato të nisin së zbatuari.
“Republika e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet e veta që i ka marrë në procesin e dialogut. Në këtë drejtim kemi filluar dhe kemi marrë gatishmëri për implementim pikë për pikë të gjithë asaj që kemi dhënë edhe garancia dhe tani mendoj që mbetet në duart e BE-së dhe SHBA-ve që të shohin mënyrën se si i zbaton Serbia marrëveshjet ku garantë janë ata. Edhe në situata të pazgjidhshme ne mendojmë prapë që dialogu është rruga më e mirë. Por kësaj radhe mendoj që “topi” është në duart e BE-së dhe SHBA-ve, që ta rrisin presionin mbi Serbinë dhe eventualisht zbatimi apo moszbatimi i marrëveshjeve të matet me rrugëtimin e tyre në BE dhe integrimet tjera”, deklaroi Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Sipas z. Kuçi, Kosova asnjëherë nuk do të jetë e njëanshme në kuptimin e marrjes së vendimeve pa konsultim me faktorin ndërkombëtar, por njëkohësisht nuk do të jetë një faktor, i cili do të jetë pengesë për zhvillimin e dialogut.
Bazuar në pohimet e kryenegociatorës kosovare znj. Edita Tahiri nga marrëveshjet e arritura muaj më parë me 1 nëntor të gjitha automjetet me KS do të mund të qarkullonin në territorin e Serbisë. Megjithatë një gjë e tillë së paku kur po kalojnë dy ditë nga parashikimet ende nuk po ndodh.
Dialogu Kosovë-Serbi për çështje teknike është ndërprerë si pasoj e zhvillimeve në veri të Kosovës me ç’rast pala serbe ka kërkuar që në kuadër të këtij dialogu të diskutohet lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve
Shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve në shtretërit, brigjet rreth lumenjve dhe tokat bujqësore në Kosovë tashmë ka shkaktuar dëme të medha në mjedis. Mitrovicë, barrikada dhe vetëm barrikada
Rrugët kryesore në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë. Stefanovic: Zgjidhja për veriun është afër
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se zgjidhja për situatën në veri është pranë, por jo optimalja. OSBE, kritika Kosovës për trafikun njerëzor
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë publikoi sot raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku ndaj Kosovës drejtohen jo pak kritika. Lidington: Veriu? S’mund të shtyhet më tej
Ministri britanik për Cështjet Evropiane, David Lidington ka deklaruar nga Beogradi se cështja e veriut të Kosovës nuk mund të shtyhet përgjithmonë.
Lajmet kryesore
Greqi, orë kritike për qeverinë
Pasiguri për të ardhmen
"Plehrat", protestë para Parlamentit
Britania, në rrezik nga recesioni i dytë
Afganistan, atentat vetëvrasës në Herat
Referendumi në Greqi, presion nga G20