Mitrovice barrikada dhe vetem barrikada

Rrugët kryesore në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë.
Barrikadat nuk janë të vendosura vetëm në urën mbi lumin Ibër që ndan në jug dhe veri qytetin e Mitrovicës, por edhe në dy rrugët e tjera që çojnë në portat kufitare 1 dhe 31.
Që prej mesit të shtatorit barrikadat e bëjnë të pamundur qarkulimin e automjeteve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës në atë jugore dhe anasjelltas.
Banorët që kalojnë përskaj saj janë lodhur nga kjo pamje e përditshme. Ne po jetojmë me një stres të madh se kur do të marrë fund kjo
Adem Mripa
Banor i Mitrovicës Adem Mripa është banor i një lagjeje në veri të qytetit.
Ai thotë se çdo ditë ai dhe familja e tij kalojnë në urën kryesore mbi Ibër, përsipër barrikadës, ndërsa kërkon nga vendorët e ndërkombëtarët që ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem.
“Nuk dua sa ta mendoj nëse do të kthehen apo jo anëtarët e familjes, apo nëse do të mund të kaloj unë. Ne po jetojmë me një stres të madh se kur do të marrë fund kjo”, shprehet Mripa.
Sipas tij, jeta në pjesën veriore të qytetit, të banuar me shumicë serbe, është e pasigurtë. Edhe qytetarët e tjerë kërkojnë zgjidhjen sa më parë të kësaj çështjeje, në mënyrë që t’i kthehen jetës normale.
“Ne nuk jetojmë më në atë pjesë sepse ma kanë djegur shtëpinë. Por presim që ata persona që jetojnë atje, tek Lagjia e Boshnjakëve, tek Kroi i Vitakut, që ballafaqohen me këto barrikada, të ballafaqohen me mënyra të tjera”, thotë Muhamet Kosumi.
KFOR-i duket se është më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut, edhe pse kërcenon për forma të tjera.
Shumë takime janë zhvilluar me kryetarët e komunave paralele. Së fundi, në veri shkoi këtë të mërkurë edhe raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Bjorn Fon Sidove. Veriu i Kosovës
Stefanovic: Zgjidhja për veriun është afër
Lidington: Veriu? S’mund të shtyhet më tej
KFOR do të veprojë sipas rrethanave
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Dorëzohet dhe Qeveria Thaçi
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe publikisht tregojnë pafuqinë e tyre krahas Serbisë. Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy palëve persa i pëket lëvizës së lirë për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi tregon tashmë ‘topi’ është te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve
Shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve në shtretërit, brigjet rreth lumenjve dhe tokat bujqësore në Kosovë tashmë ka shkaktuar dëme të medha në mjedis. OSBE, kritika Kosovës për trafikun njerëzor
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë publikoi sot raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku ndaj Kosovës drejtohen jo pak kritika. Von Sydow: Nevojiten reforma në shumë fusha
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow. Zyrtari vlerësoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme. Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007.
Lajmet kryesore
Greqi, orë kritike për qeverinë
Pasiguri për të ardhmen
"Plehrat", protestë para Parlamentit
Britania, në rrezik nga recesioni i dytë
Afganistan, atentat vetëvrasës në Herat
Referendumi në Greqi, presion nga G20