E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove shkaterrimi i lumenjeve


Shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve në shtretërit, brigjet rreth lumenjve dhe tokat bujqësore në Kosovë tashmë ka shkaktuar dëme të medha në mjedis.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të një vendimi detyron policinë e Kosovës që duke filluar nga e enjtja të nisë ndjekjen dhe të ndalojë punën e së paku 103 kompanive të evidentuara të cilat me nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit pa asnjë kriter kanë dëmtuar dhe degraduar lumenjtë e Kosovës.

“Vendimi kërkon që më së largu deri më 3 janar 2012 operatorët t’i largojnë të gjitha makineritë dhe pajisjet nga lokacionet e përmendura. Vendimi kërkon që më së largu deri më 3 janar 2012 operatorët t’i largojnë të gjitha makineritë dhe pajisjet nga lokacionet e përmendura. Pas kësaj date do të pasojnë dënimet nga 1 deri në 100 mijë euro

Adem Gashi
Ministër i Mjedisit, Kosovë Pas kësaj date do të pasojnë dënimet nga 1 deri në 100 mijë euro”, deklaron Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas vlerësimeve të kësaj ministrie, nga vëzhgimi dhe inspektimi rezulton se degradimet e bëra kërcënojnë menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve ujore.

Madje, vëzhgimi tregon se në segmente të tera të lumenjve gjendja e tyre është para kolapsit ekologjik si pasojë e shfrytëzimit të pamëshirshëm.

“Asnjë nga operatorët nuk u përmbahet as përafërsisht kushteve të lejeve mjedisore që disa prej tyre i posedojnë. Po ashtu, është konstatuar edhe një numër i madh i atyre të cilët operojnë në mënyrë ilegale”, thekson Gashi.

Vendimi për ndalimin e nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit është per një kohëzgjatje trevjeçare, ndërkohë që për të zbatuar këtë vendim në rast se është e arsyeshme do të ndërhyjë edhe KFOR-i.

Ministria e Mjedisit tregohet e vendosur edhe përsa i përket ndotjes së ajrit dhe dëmtimit të parqeve nacionale siç është ai i Prevallës, duke mos përjashtuar as shpellat e çmuara sic është ajo e Gadimes për të cilat së shpejti ajo zotohet se do të marrë masa të ashpra të ngjashme me ato për lumenjtë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Dorëzohet dhe Qeveria Thaçi
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe publikisht tregojnë pafuqinë e tyre krahas Serbisë. Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy palëve persa i pëket lëvizës së lirë për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi tregon tashmë ‘topi’ është te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mitrovicë, barrikada dhe vetëm barrikada
Rrugët kryesore në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë. Stefanovic: Zgjidhja për veriun është afër
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se zgjidhja për situatën në veri është pranë, por jo optimalja. OSBE, kritika Kosovës për trafikun njerëzor
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë publikoi sot raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore, ku ndaj Kosovës drejtohen jo pak kritika. Lidington: Veriu? S’mund të shtyhet më tej
Ministri britanik për Cështjet Evropiane, David Lidington ka deklaruar nga Beogradi se cështja e veriut të Kosovës nuk mund të shtyhet përgjithmonë.

Lajmet kryesore

Greqi, orë kritike për qeverinë
Pasiguri për të ardhmen
"Plehrat", protestë para Parlamentit
Britania, në rrezik nga recesioni i dytë
Afganistan, atentat vetëvrasës në Herat
Referendumi në Greqi, presion nga G20

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›