E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorezohet grabitesi i shtepise se kryeministrit

Ne stacionin policor Qendra ne Prishtine, eshte paraqitur nje qytetar i cili ka deklaruar se eshte prindi i te dyshimtit i cili ka qene i perfshire ne incidentin e mbremshem ne lagjen Arberia ne shtepine e kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ka njoftuar Sherbimi Policor i Kosoves. Policia se bashku me qytetarin (babane e te dyshimtit) kane shkuar ne shtepine e tij ne Prishtine dhe e kane shoqeruar te dyshuarin, 19-vjecari Fazli Sejdiu. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i dyshuari Sejdiu kishte shkuar mbremjen e se shtunes ne nje shtepi ne lagjen Arberi per te kryer vepren penale te vjedhjes dhe sipas tij ai nuk kishte pasur njohuri se shtepia ne fjale eshte e kryeministrit te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›