Task Force per ngjarjen e familjes Thaci
Task Force do t'i koordinoje hetimet rreth sulmit ndaj familjes se kryeministrit Thaci.
Me qellim te koordinimit sa me efektiv si dhe ndricimit sa me te shpejte te rastit te sulmit ndaj familjes se Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ministri i Puneve te Brendshme Zenun Pajaziti, ka marre vendim qe te themelohet nje Task Force e cila do t'i raportoje atij personalisht lidhur me ndricimin e rrethanave te sulmit ndaj familjes se kryeministrit Thaci Ne letren sqaruese ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti, thuhet se nga rrethanave te krijuara pas sulmit ndaj familjes se Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ai merr kete vendim: "Te themelohet nje Task Force ne perberje te se ciles do te jene perfaqesues te organeve relevante qe merren me rastin. Ne krye te kesaj Task Force emerohet zv/Komisari i SHPK-se Gjeneral Sheremet Ahmeti". Per punen dhe rezultatet e arritura ne drejtim te ndricimit te rastit, Task Forca do t'i raportoje Ministrit te Puneve te Brendshme, thuhet ne komunikimin per shtyp te nenshkruar dje nga Zenun Pajaziti, minister i Puneve te Brendshem.
Perpos kesaj, qeveria e Kosoves ka pershendetur angazhimin efikas te SHPK-se ne rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaci. Permes nje deklarate per shtyp te dhene diten e djeshme, Qeveria e Republikes se Kosoves pershendet angazhimin efektiv te Sherbimit Policor te Kosoves ne rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit te Qeverise se Republikes se Kosoves Hashim Thaci. Qeveria vlereson se ky perkushtim i Sherbimit Policor te Kosoves, garanton qe vlerat themelore te shoqerise dhe shtetit qe po ndertojme, liria, siguria dhe prona e qytetareve, jane te paprekshme dhe nuk mund t'i cenoje askush. Ajo mbeshtete hetimet e metejme ne zbardhjen e teresishme te sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaci. Qeveria e Republikes se Kosoves eshte e vendosur te vazhdoje betejen kunder te keqes, per te miren e vendit dhe gjithe qytetareve, thuhet ne komunikaten e dhene nga zyra per informim prane Qeverise se Republikes se Kosoves.
Policia do t'i ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per ndricimin e plote te sulmit ne shtepine e kryeministrit Thaci
Nderkohe qe policia ka arrestuar te dyshuarin F. S., 19 vjecar, i cili parmbreme rreth ores 23:15 ka tentuar te hyje ne shtepine e kryeministrit Hashim Thaci. I arrestuari ende eshte duke u trajtuar nga institucionet shendetesore. Nderkohe, SHPK thote se do t'i analizoje provat materiale te mbledhura nga vendi i ngjarjes, ne menyre qe te vertetohen rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast. "Ne tashme e kemi nje te dyshimte te plagosur, per rastin e sulmit ndaj familjes se kryeministrit, i cili ende eshte duke u trajtuar nga institucionet shendetesore. Sherbimi Policor i Kosoves eshte duke i vazhduar hetimet ne lidhje me rastin ne fjale", thuhet ne deklaraten e dhene ana e policise. Sherbimi Policor i Kosoves do te analizoje provat materiale te mbledhura nga vendi i ngjarjes, si gjaku, shenjat e gishterinjve dhe provat e tjera qe mblidhen nga hetuesit, ne menyre qe te vertetohen rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast. Po ashtu, policia do te ndermarre te gjitha veprimet e tjera te nevojshme te cilat dergojne tek ndricimi i plote i sulmit ne shtepine e kryeministrit Thaci, thuhet ne informacionin e dhene nga zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani. Eshte bere e ditur se policia eshte duke vazhduar hetimet per te sqaruar qellimin e vertete te tentim sulmit ndaj familjes se kryeministrit Thaci, te bere nga i dyshuari 19 vjecari, Fazli Sejdiu. Megjithate hetimet po vazhdojne per te vertetuar pranine ose jo edhe te personave te tjere ne kete tentim sulm, si dhe per te dhene pergjigje nese sulmi ka qene i organizuar ose jo. I arrestuari eshte deklaruar ne polici si i varfer dhe narkoman.
Partite shqiptare ne Maqedoni, BDI dhe BDSH denojne sulmin ndaj kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thacit. Kreu i Bashkimi Demokratik per Integrim denoi atentatin ndaj kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. "Me shqetesim morem lajmin per sulmin kunder Juve dhe familjes suaj. Momentet vendimtare qe po kalon Kosova dhe gjithe kombi shqiptar, nuk do mend se kane alarmuar dhe kane vene ne levizje te gjitha qarqet antishqiptare. Atentati kunder Kryetarit te Qeverise se Kosoves dhe familjes se Tij, flet qarte se deri ku mund te arrije cmenduria e armiqve te shtetit te Kosoves, institucioneve te saja dhe perspektives euro-atlantike te kombit tone", thuhet ne telegramin e Ali Ahmetit derguar kryeministrit Thaci. Gjithashtu edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar ne Maqedoni denoi sulmin ndaj kryeministrit te Kosoves dhe familjes se tij, duke e vleresuar si nje akt te shemtuar kriminal i cili i tejkalon te gjitha format e urrejtjes qofte politike apo personale. "Ky sulm ka tronditur jo vetem qytetaret e Kosoves dhe qeverine e saj por edhe cdo qytetar shqiptar ne Maqedoni dhe gjetiu. BDSH denon ashper keto veprime per destabilizimin e shtetit te pavarur te Kosoves dhe i cileson ato si sulme ndaj demokracise, ndaj pavaresise se Kosoves, sulm ndaj bashkeluftetareve te legjendarit Adem Jasharit, sulm ndaj popullit liridashes shqiptar simbol i te cilit eshte edhe vete kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci", thuhet ne reagimin e BDSH-se e drejtuar nga Bardhyl Mahmuti. Kjo parti beson ne institucionet shteterore te Kosoves ne zbardhjen e ketij rasti dhe paraqitjen e pjesemarresve ne kete akt te shemtuar anti-demokratik dhe anti-shqiptar perpara organeve te drejtesise.
Pajaziti: Do koordinohemi me policine
"Me kerkese te paraqitur dje nga zevendeskryeministri, ne, si Ministri e Puneve te Brendshme, do ta koordinojme kete proces me potencialin e policise qe kemi. Ne do te kujdesemi qe ta koordinojme kete pune; vec kemi filluar sot", deklaroi Ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti, duke shtuar se, per kete ai ka takuar edhe gjeneral Ahmetin me perfaqesuesit e policise.
SHPK: E gatshme per cdo kerkese
Veton Elshani, zedhenes i policise, thote se policia e SHPK-se eshte e gatshme per cfaredo kerkese, e cila do te vije nga Ministria e Puneve te Brendshme. "Ne e kemi theksuar se jemi te gatshem qe te asistojme e te jemi afer zyrtareve tone te qeverise ne cdo kohe dhe ne cdo moment. Nga keshillat e ministrit te Puneve te Brendshme mbetet qe te veprojme me tutje", tha ai.
Fazli Sejdiu: "Vjedhjen e bera vetem"
Arber Beka, zedhenes i policise, thote se personi i dyshuar eshte arrestuar pasi ate e ka lajmeruar ne polici prindi i tij. "Ai ka deklaruar se ka shkuar ne lagjen Arberia, per te kryer vepren penale te vjedhjes dhe, sipas tij, ai nuk kishte pasur njohuri se shtepia ne fjale eshte e kryeministrit te Kosoves. Gjate kohes derisa ai kishte tentuar te hyje ne brendesi te shtepise, ai ishte qelluar me arme zjarri dhe ashtu i plagosur ka ikur nga vendi i incidentit", tha Beka ne lidhje me grabitjen e bujshme te ndodhur para dy diteve.