E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi qe nxjerr Madonen te zhveshur

Xhirimet erotike te Madonna-s dhe letrat e dashurise qe ajo i dergonte ish-dashnorit te saj, jane hedhur ne nje ankand online. Letrat e dashurise, gjithsej 21, te cilat Madonna ia dergonte truprojes Jim Albright, me te cilin ishte e lidhur prej 1992-1994, jane ofruar ne nje ankand online dhe pritet qe te arrijne cmimin deri ne 2 500 funta. Keto letra Madonna i nenshkruante me emrin Lola Montez, me emrin e valltares se njohur spanjolle. Ne shitje jane ofruar edhe xhirimet audio nga ajo kohe. Ne dy mikro-kaseta nga sekretaria telefonike e Albright, gjenden 17 minuta audio incizim qe ka derguar Madonna. Pritet qe kjo te arrije cmim deri ne 24000 funta. Gjithsesi, pjesa me atraktive e ofertes jane xhirimet shtepiake te pershkruara si 'shume personale dhe me natyre intime'. Behet fjale per videot e Madonna-s ne nje dhome hoteli me koleget nga seti i filmit 'Lojerat e Rrezikshme' nga viti 1993. Per incizimet audio dhe video, nuk perfshihet e drejta per emetim publik, ndaj pronari i tyre i ardhshem mund te kenaqet me to ekskluzivisht ne privatesine e shtepise se tij. Pervec trashegimise erotike te Madonna-s, ne ankand jane ofruar edhe me shume se 450 memoare dhe objekte, lidhur me emrat e njohur si John Lennon, Elvis Presley, Bob Dylan, Bruce Springsten, Rolling Stones dhe Eminem. Ankandi eshte i hapur deri me 5 gusht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›