Dorëzon kurorën pas videos pornografike

Melissa King, "Miss Delaware Teen USA" , ka dorëzuar kurorën e saj, pas publikimit të një video pornografike ku mendohet se shfaqet ajo, si 17 vjeçare.
Pas publikimit të videos, King ka mohuar të jetë vajza që paraqitet në filmim, ndërsa avokati i saj akoma nuk ka dalë me deklaratë zyrtare. King u kurorëzua si "Miss Delaware" në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa aktualisht studion për komunikim, në College of Philadelphia, në Pennsylvania. Spektakli i bukurisë "Miss Delaware Teen USA" organizohet nga organizata "Miss Universe" e Donald Trump. /Indeksonline/