Bleona, "idol i të gjithëve"

Bleona Qereti ka vite që merret me muzikë, dhe suksesin ende të pakonsoliduar si duhet në vendin e saj, po e kërkon në Amerikë.
Këngëtarja shqiptare që tash e disa muaj po punon në realizimin e albumit për tregun amerikan, po merr pjesë në ngjarje të ndryshme të muzikës e kinematografisë në SHBA.
Në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook, janë publikuar fotografi nga ''after-party'' i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve "Oscar". Krahas fotografive me Randy Jackson e Steven Tyler, thuhet: "Bleona ishte ''idoli'' i të gjithëve".
Ditëve të fundit, lidhur me këtë faqe fansash në Facebook, Bleona u komentua nga mediat shqiptare, për gjoja ''blerjen e fansave".
Kjo pasi faqja numëronte rreth 38 mijë veta, deri para se ajo të vinte për turin e koncerteve të saj në Shqipëri dhe pas kësaj, numri u rrit diku te 60 mijë fansa, numër ky që rezultoi i tillë deri në fund të janarit të këtij viti.
Më pas, më 4 shkurt, numri i fansve të Bleonës pësoi një rritje si me magji, nga 60 mijë në 500 mijë. /Indeksonline/