E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja mohon shtatzëninë e modeles së vrarë

Lajmi se e fejuara e atletit Oscar Pistorius, Reeva Steenkamp ishte shtatzënë, kur u vra tronditi botën, pas publikimit të "National Enquirer".

  Familja e viktimës ka përgënjeshtruar lajmin duke e cilësuar si gënjeshtër. Zëdhënësi i familjes Steenkamp ka mohuar kategorikisht lajmin se vajza e tyre ishte shtatzënë.
Sipas tyre nëse dicka e tillë do kishte ndodhur atëherë është e pamundur që ajo të mos i ketë rrëfyer nënës së saj dhe se autopsia do e kishte zbuluar një shtatzëni të mundshme.   Sipas mediave amerikane natën e krimit, cifti Pistorius-Steenkamp kishte pasur një zënkës të fortë mes tyre, pas dyshimeve të atletit se e fejuara e tij e tradhtonte me një nga miqtë e tij. Në atë moment Reeva e frikësuar i kishte rrëfyer partnerit se ishte shtatzënë. Po sipas gazetës në gjaknxehtësi e sipër atleti ka qëlluar atë për vdekje. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›