Dorëzon në polici portofolin e gjetur në rrugë dhe vendos shpallje në shtyllë
Tiranë- Ndodh edhe kështu! Kur shqiptarët e të huajt ndihen më të kërcënuar se kurrë nga grabitjet në rrugë dhe banesa në vendin tonë, ka të tjerë që edhe pse gjejnë sende me vlerë i dorëzojnë ato pranë autoriteteve për t’ja kthyer të zotit.
Një njeri ka gjetur një kuletë dhe e ka dorëzuar në komisariat dhe ka vënë shpallje në shtyllë, ku shpjegon se ka gjetur një portofol dhe e ka dorëzuar në komisariatin numër 1 në Tiranë.
Nga kontaktimi që i bëmë policisë rezulton se është e vërtetë dhe në portofol ndodhej një kartë identiteti, një patentë makine dhe dy karta bankare Visa.
Njeriu i ndërgjegjshëm gjen dhe dorëzon një portofol, por edhe vendos shpallje publike që kujdo që i ka humbur të dijë ku ta kërkojë. Shtylla ku ia ka vënë shpalljen është tek rruga ‘Mihal Grameno’ në Tiranë.