E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gruaja xheloze për të dashurën, shqiptari pas sherrit e hedh nga ballkoni

ITALI- Krimi në familjen shqiptare shtrihet edhe në shtetin fqinj të Italisë. Një 30-vjecar ka hedhur nga kati i 9-të i apartamentit ku banonte bashkëshorten e tij pas një zënke mes tyre.

Mediat italiane, të cilat citojnë burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, i cili kishte si shkak xhelozinë bashkëshortore.

Silvia H. 31-vjecarja dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtë martesore në Shqipëri dhe mbrëmjen e së dielës është përballur me të. 31- vjecarja mësohet të ketë udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për tu takuar me të dashurën e burrit të saj.

Pas sherrit burrë e grua, 30 vjecari e ka kapur përkrahësh gruan dhe ka mundur ta hedhë nga ballkoni i banesës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit 30-vejcari ka lajmëruar policinë duke i thënë se gruaja e tij është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës, por shume shpejt shenjat e dhunës të gjetura në trupin e viktimës, kanë bërë që policia të ngrinte dyshimet mbi burrin. Policia italiane ka arrestuar menjëherë 30-vjeçarin Zef Lleshi pas krimit. 

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Itali, mbyten në lumin Po 2 vogëlushe shqiptare. Gjendet dhe trupi i dytë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›