Ilir Beqja: Vendi ka nevojë për normalitet fiskal dhe normalitet demokratik
—-Nga Muhamed Veliu TCH—-
Tiranë- Ilir Beqja anëtar i grupit të punës në PS, i cili sëbashku me Edmond Haxhinaston e LSI-së janë mandatuar për hartimin e një plani të detajuar pune të qeverisë së majtë, në një intervistë për Top-Channel tregon piketat e para të hedhura deri më tani në këtë drejtim.
Ne kemi filluar nga puna praktikisht në mënyrë të përbashkët për të hartuar kuadrin e plotë qeverisës në kuptimin programor dhe për të punuar në mënyrë më të detajuar për planin qeverisës të 300 ditëve të para. Bëhet fjalë se si do të përkthejmë në program qeverisës angazhimet dhe zotimet elektorale që të dyja forcat politike kanë marrë në programet e tyre elektorale dhe gjatë fushatës elektorale.Të dy partitë tona kanë synim punësimin për më tepër kemi goxha dakortësi në sektorët që duhet të zhillohen për të patur këtë punësim. Tashmë programi qeverisës duhet të mbështesë sektorët që do të japin produktin që është punësimi. Dhe përvec angazhimeve programore tani nisim të gjejmë instrumentat dhe mekanizmat që do ti vejmë në zbatim dhe padyshim kush janë burimet e nevojshme financiare që do të duhen të injektohen në sektorë në funksion të zhvillimit dhe produktit të punësimit.
Por cilët janë sektorët që sipas Beqajt kërkojnë një ndërhyrje emergjente?
Nëse do të përdorim fjalën emergjencë unë do të thoja se emergjencë kërkohet në stabilietin e dy aspekteve. Vëndi ka nevojë për normalitet fiscal dhe normalitet demokratik. Ndërsa po të flasim për sektorët ku duhen ndërhyrje urgjente afatmesme dhe afatgjatë janë qoftë sektori prodhues si ai i manifakturës, fshati, bujqësia, turizmi dhe padyshim një qasje krejt e re në administrimin e burimeve tona natyrore.
Ilir Beqja hedh poshtë të gjtiha pretendimet se mes PS dhe LSI ka një diskordancë për sa i përket propozimeve që lidhen me taksimin.
Nuk kemi diskordancë në taksimin në Shqipëri. Edhe gjatë fushatës nuk ka patur diskordancë të tillë edhe pse është krijuar një perceptim sikur partirë kanë këndvështrime të ndryshyme për taksimin. Ne dhe LSI jemi shprehur për 1 nivel taksimi tek korporatat. Jemi shprehur për progresivitet tek të ardhurat. LSI-ja ka bërë një propozim për tre nivele propozimi ynë ka më shumë nivele por nuk bgesoj se problemi do të jenë nivelet e progresivitetit.