Dorian Çollaku, rekord kombëtar në çekiç

Dorian Collaku ka vendosur një rekord kombëtar në hedhje cekici. Atleti shqiptar, i cili merr pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike Verore (Athinë 2004 e Pekin 2008), e hodhi cekicin në distancën 76.96 metra (më 22 qershor në Finlandë), duke thyer rekordin e mbajtur për 22 vjet me radhë nga Ajet Toska (75.92 metra). Rekordi i Collakut është njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.