Gjermani-Turqi, kokë më kokë

Që nga bashkimi i Gjermanisë, dy ekipet janë ndeshur midis tyre në katër raste. Gjermania ka fituar dy takimet e para me të njëjtin rezultat 1-0. Ndeshja e tretë u mbyll në barazim 0-0. Takimi i katërt midis tyre u fitua nga Gjermania me rezultatin 2-1, një miqësore e luajtur në Stamboll.
GJERMANIA PERËNDIMORE
Gjermania e vjetër, ajo Perëndimore e ka mundur Turqinë dhjetë herë. Dy ndeshje janë mbyllur në barazi, Gjermania Perëndimore ka humbur vetëm një herë, në vitin 1951, në takimin e parë midis tyre.
GJERMANIA LINDORE
Gjermania Lindore, nga ana e saj, është takuar 5 herë me Turqinë, duke fituar vetëm 1 herë. Tre ndeshje janë fituar nga Turqia dhe një takim ka përfunduar në barazim.
Lojtarët kyc
Gjermania
Mikael Balak – Kapiteni i Gjermanisë është golashënuesi i dytë më i mirë i Gjermanisë në Euro 2008 (2 gola). Vetarani i Celsit ka një influencë të padiskutueshme në ekip.
Turqia
Gokhan Zan - Qendërmbrojtësi i Beshiktashit ka mësuar shumë nga futbolli evropian, njohuri që ai patjetër do të aplikojë me kombëtaren e tij në ndeshjen kundër Gjermanisë.