E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani nis fazën përgatitore

Partizani nisi sezonin përgatitor në prag të ndeshjeve në Kupën UEFA. Në ditën e parë të stërvitjes ishin të pranishëm kapiteni Beqiri, Bakaj, Shkëmbi, Tafaj, Gjyla, Hallaci, Capo, Karabeci, Xhika, Hasmetaj, Metaj, Ngjela, Cajku, Larti, Shameti, Shala. Mësohet se përfundimisht portieri Orges Shehi e mesfushori Dritan Babamusta janë lojtarë të lirë. Abilialaj ishte mungesa që binte më shumë në sy.
Faza përgatitore e të kuqve besohet se do të zhvillohet në Pogradec nga data 3 deri më 15 korrik, dy ditë para përballjes së parë të Partizanit në Kupën UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›