Doris Pack: Berisha gaboi me KQZ, institucioni u errësua, të shërohet
TIRANE- Eurodeputetja Doris Pack, e cila prej vitesh njihet si një mbështetëse e së djathtës shqiptare shprehu dje shqetësimin për ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pack iu është shtuar kritikave të të gjithë ndërkombëtarëve kundër Berishës, duke thënë se gaboi me KQZ-në.
Duke iu përgjigjur pyetjes së TCH, se cila do të ishte këshilla për Berishën në këto momente, të cilin e ka këshilluar dhe mbrojtur në momente të vështira, Pack u përgjigj se "së pari unë nuk i jap kurrë këshilla ndonjë kryeministri, qoftë në Shqipëri apo në një vend tjetër. Unë jap përgjigje, nëse pyetem për ndonjë gjë dhe askush nuk më ka pyetur këtë herë. Pra po them atë që doja unë të thoja. Nëse do të kisha qenë unë në pushtet, nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi kjo ishte e panevojshme dhe po errëson KQZ. Unë shpresoj që ky Komision të 'shërohet'", - tha ajo.
Në funksion të të njëjtit qëndrim Pack shtoi se "pikë së pari ajo që duhet të shohim ne është që ky organ të jetë i pavarur. Nuk ka rëndësi se si është votuar në të kaluarën dhe me cilën mazhorancë është votuar pasi anëtarët votohen për disa vite. Dhe për mua ishte, së paku e panevojshme, që të ndryshohej KQZ, sepse ishte një organ i pavarur dhe duhet të jetë i tillë", - tha ajo. Pack gjithashtu iu ka bërë thirrje ambasadorëve në Shqipëri të ndihmojnë qeverinë dhe opozitën si gjithnjë, për të gjetur një rrugëdalje nga qorrsokaku. Pra unë shpresoj se ata do t'i ndihmojnë ta rregullojnë këtë gjë", - përfundoi Pack.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)