E Diel, 1 Nëntor 2026

Doris Pak thirrje politikes ne Kosove Mos i beni gabimet e Shqiperise

Bruksel 7 Dhjetor 2010 / Augustin Palokaj - Udheheqeset e delegacionit te Parlamentit Evropian qe do te vezhgoje zgjedhjet e se dieles ne Kosove deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunacek kane bere thirrje per nje dalje sa me masive te qytetareve te Kosoves ne keto zgjedhje ne menyre qe te demonstrojne se kosovaret jane te gatshem te marrin ne duart e tyre pergjegjesine per shtetin e tyre te ri.

Ato ne nje konference per gazetare ne Bruksel jane shprehur te bindura se kosovaret do te dine ti organizojne si duhet keto zgjedhje dhe ti evitojne parregullsite ndersa Keshilli Zgjedhor sipas tyre do ta kete pergjegjesine kryesore per kete.

Doris Pak ka terhequr verejtjen per partite politike ne Kosove qe te mos i bejne gabimet qe behen ne Shqiperi.

Besojme se ato nuk do te kene guxim te bejne cfare behet ne Shqiperi sepse e shohin se cfare pasojash ka Shqiperia. Nese zgjedhjet do te jene te rregullta nese Keshilli Zgjedhor dhe ne si vezhgues e themi kete atehere askush nga partite politike nuk guxon te mos i pranoje rezultatet eshte shprehur Pak.

Nderkaq Ulrike Lunacek ka thene se partite politike duhet te heqin dore nga tentimet per te nderhyre ne media. Sipas saj ato nuk duhet te bejne kurrfare presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetareve per te fituar ndonje vote.

Parlamenti Evropian sic u konfirmua sot ne Bruksel do te kete nje delegacion vezhgues ne Kosove nga dita e premte dhe ai do te ndahet ne dy ekipe vezhguesish.

Do te perqendrohemi kryesisht ne zonat ku ne te kaluaren ka pasur tentime per parregullsi ka thene Lunacek e cila se bashku me zonjen Pak do te udheheqin delegacionin shtate-anetaresh te Parlamentit Evropian.

Keto dy deputete te PE-se e kane pershendetur faktin se ne keto zgjedhje ka edhe tri subjekte te reja politike qe garojne. Po ashtu kane shprehur pritjet qe edhe serbet e Kosoves te dalin ne keto zgjedhje ne nje numer sa me te madh.

Per fat te keq Beogradi ka qendrim negativ ndaj pjesemarrjes se serbeve ne keto zgjedhje. Por shpresojme se perkunder kesaj nje numer i madh i serbeve te Kosoves do te vendosin vete per fatin e tyre dhe do te dalin ne votime ka thene Doris Pak

Faktin se do te kete dhjetera-mijera vezhgues vendore ne zgjedhjet e 12 dhjetorit nje delegacion nga Parlamenti Evropian nje vezhgim diplomatik po ashtu sikur edhe delegacione te parlamentareve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian Doris Pak dhe Ulrike Lunacek e kane quajtur garanci qe zgjedhjet do te kalojne mire dhe Kosova do ta kaloje nje provim te rendesishem te pjekurise se saj politike si shtet i ri.

Edhe nje here keto dy deputete kane porositur partite politike qe sado qe mund te duket e kuptueshme per nje fushate zgjedhore te mos japin premtime joreale me qellim te manipulimit te qytetareve. /RFE/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›