Dortmund pas El Shaarawyt

Skuadra e Borussia Dortmundit e ka vënë në planet për të ardhmen edhe sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawy.
Lojtari që në fillim të edicionit të kaluar shkëlqente i vetëm për rossonerët, tani mund të largohet nga skuadra. Lojtari mund të lëviz drejt skuadrës së Borussia Dortmundit që së fundmi ka shprehur interesim për të. Italiani me prejardhje egjiptiane, pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.
‘Faraoni’ pëlqehet edhe nga drejtuesit e Manchster Cityt, ndërsa vlera e tij llogaritet të jetë rreth 35 milionë euro./indeksonline/