E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger nuk dorëzohet, do Suarezin

Wenger nuk heq dorë nga merkatoja dhe nga një lojtar që e kërkoi me aq ngulm këtë afat kalimtar.

Pas goditjes Mesut Ozil Arsenal shikon tashmë nga merkatoja e janarit. Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", pas tentativave të dështuara të verës trajneri Arsene Wenger do të tentojë sërish të sjellë në "Emirates Stadium" sulmuesin uruguajan të Liverpool Luis Suarez.

"The Gunners" kanë nevojë të domosdoshme për një sulmues pas mosarritjes së akordit me Demba Ba dhe me fillimin e merkatps së dimrit Wenger do të rinisë bisedimet me "The Reds" për shërbimet e "Pistoleros"./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›