E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

SPAK vijon veprimet hetimore në dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademi, e cila ka mbajtur detyrën e sekretares së Përgjithshme në Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka lënë së fundmi ambientet e SPAK, pasi është marrë në pyetje për rreth 60 minuta në kuadër të kësaj çështjeje.

Po ashtu, mësohet se para prokurorëve është pyetur edhe Arbër Abazi, i cili raportohet si nipi i Sadri Abazi.

Hetimet për dosjen Balluku vijojnë, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK mbi përmbajtjen e dëshmive të dhëna.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›