E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë dhe përgjigjet e kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, në seancën gjyqësore për çështjen “Partizani”, ku ai është paraqitur në GJKKO në cilësinë e kallëzuesit.

Gjatë seancës, Ballës iu drejtuan pyetje nga Jamarbër Malltezi, një prej të kallëzuarve në këtë dosje së bashku me kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha. Balla deklaroi se kallëzimi penal nuk ka qenë vendim i grupit parlamentar të PS-së, por një veprim personal si qytetar dhe përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. Ai nuk ishte në gjendje të saktësonte një referencë për padinë e tij ndërsa tha se kam përdorur edhe shkrine në media. Pyetjet përgjigjet janë publikuar nga A2.

Pyetje-përgjigje

Pyetje nga Malltezi: Na e sqaron dot funksionin aktual?

Balla: Anëtar i kuvendit Drejtues i PS për diasporën, kryetar i grupit parlamentar të PS, anëtar i disa këshilleve. Si deputet jam nga 9 shtator 2005.

Malltezi: Në ç’pozicion keni qenë kur bëtë kallëzimin?

Balla: Në 17 nëntor 2020 isha kryetar grupi i PS dhe sekretar i përgjithshëm i PS. Kallëzimin penal e kam nënshkruar si qytetar.

Malltezi: A ka qenë vullnet i grupit parlamentar, apo i juaji?

Balla: Kam kryer detyrën e çdo qytetari, por edhe si përfaqësues i tyre në Kuvend. Kam kryer detyrën edhe si deputet në funksion të interesit publik. Është veprimtari e ndërthurur. Nuk ka qenë vendim i grupit parlamentar të PS.

Malltezi: Provat bashkëngjitur kallëzimit janë depozituar nga ju?

Sponsorizuar

Balla: Ka qenë pyetje hetimore shumë vjeçare. Kam përdorur ligjin për statutin e deputetit për të marrë informacion në institucioneve të ndryshme.

Malltezi: Një pjesë e të dhënave janë të dhëna personale. Ju mund të merrni dokumentet e lejuara, po jo të dhënat që mbrohen me ligj. Si janë marrë provat?

Balla: I jam drejtuar institucioneve. Një pjesë i kam marrë zyrtarisht, një pjesë nga denoncime të qytetarëve që mi kanë sjellë ndër vite.

Malltezi: Nëse nuk ju kujtohet “A… law firm”….Alket Hyseni të kujtohet?

Balla: Po. Në 2020 ka qenë deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie.

Malltezi: Keni bërë disa akuza. I bazoni ne prova apo vlerësime?

Balla: Kallëzimet ngrihen mbi dyshime. Në kallëzimin tim kam ngritur dyshime. Këto dyshime shoqërohen nga disa dokumente.

Malltezi: Për çfarë aspekti korruptiv e keni fjalën në kallëzim?

Balla: Se si merret një pronë shtetërore, privatizohet në mënyrë të paligjshme dhe kthehet përfitim financiar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›