E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Hyseni: Rrëzohet kërkesa e opozitës, përfundon Konferenca e Kryetarëve

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila nisi në orën 09:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Në fokus të diskutimeve ishte kërkesa e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Opozita kërkoi që çështja të diskutohet në Kuvend, duke kërkuar shqyrtimin e përgjegjësive institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit.

Nga ana tjetër, mazhoranca mbajti qëndrimin se çështja duhet t’u lihet institucioneve të drejtësisë, konkretisht SPAK-ut dhe gjykatës, për të vijuar procedurat përkatëse, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD.
Pas rreth 80 minutash diskutime mes palëve, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfundoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›