Dosja Vlora Hyseni/ Bardhi: Krimi i organizuar kontrollon institucionet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni.
Bardhi u shpreh se hetimet kanë treguar se krimi i organizuar kontrollon institucionet.
Ai shtoi se Kuvendi nuk mund të shmanget nga debati. Bardhi nënvizon se institucionet dhe krimi bashkëjetojnë.
Gazment Bardhi: Akuzat e opozitës janë përqeshur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte përzgjedhja e Suel Çelës.
E kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të shmanget nga ky debat. Krimi i organizuar kontrollin institucionet.
Nëse Ergys Agasi do të kishte hedhur në Lanë celularin, në krye të SHISH do të ishte akoma Vlora Hyseni, që vepronte si “ushtare” e Agasit