E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Olldashi ne Prokurori

Partia Socialiste dorëzoi ne Prokurorine e Tiranes dosjen për Ministrinë e Transporteve Sokol Olldashi.

Deputeti Eduard Shalsi, i cili prezantoi per dite me radhe skandalin me reklamën shtetërore, tha se Olldashi ka shpërdoruar fondet duke i dhënë gazetës 'Rilindja Demokratike', organ i Partisë Demokratike, 500 mijë dollarë.
 
"Tashmë që kemi hequr imunitetin, e ftojmë Prokurorinë të bashkohet në një proces integrues dhe të japë prova integriteti, duke marrë menjëherë të pandehur Sokol Olldashin. Akuza jonë është e qartë, financim i Partisë Demokratike me paratë e popullit, nëpërmjet të ashtuquajturave njoftime në gazetën "Rilinda Demokratike", 500 mijë dollarë, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të financuar "Rilindjen Demokratike" të Partisë Demokratike. 200 mijë dollarë për Klanin e Frangajve, 100 mijë dollarë të tjera për "55". Ne do të vazhdojmë të kërkojmë informacion nga ministri të tjera, nga kompani publike, nga institucione dhe drejtori në varësi të Qeverisë. Gjithashtu do të thërrasim në interpelancë çdo ministër dhe në fund Kryeministrin për të dhënë llogari për këtë shpërdorim flagrant abuziv, skandaloz me paratë e popullit", tha Shalsi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›