E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja “Partizani” – Berisha dhe Malltezi kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit u zhvillua seanca për dosjen “Partizani”, ku nën akuzë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha për korrupsion pasiv.  Seanca u shty për në datën 15 shtator, pas një kërkese të paraqitur nga avokati i një prej shoqërive nën hetim, i cili kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me materialet e dosjes.

Në nisje të seancës, avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj, kërkoi përjashtimin e trupës aktuale gjykuese dhe transferimin e çështjes për gjykim nga një tjetër gjykatë jashtë GJKKO-së. E njëjta kërkesë u bë edhe nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, gjithashtu nën hetim në këtë proces.

“Kërkojmë përjashtimin e tre gjyqtarëve të GJKKO dhe caktimin e gjyqtarëve jashtë kësaj gjykate për shqyrtimin e kësaj çështje,” u shpreh avokati Gjokutaj në seancë.

Më herët edhe gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i kësaj dosje me argumentin se kishte konflikt interesi për shkak të lidhjes familjare me deputeten e PD-së, Andia Ulliri. Megjithatë kjo kërkesë edhe rrëzuar nga GJKKO, duke mos pranuar dorëheqjen e gjyqtares.

Vete Berisha nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

“Kam dijeni për seancën dhe deklaroj se nuk do paraqiten. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj dhe  Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa here të jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm”, thuhet në shkresën e Berishës dorëzuar gjykatës.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet në masën “detyrim paraqitke” pasi akuzohet se lejoi një zinxhir institucionesh, që të shkelnin ligjin duke favorizuar dhëndrin e tij për privatizimin e ish kompleksit sportiv Partizani.

Nën hetim për këtë çështje është edhe dhëndri I tij, Jamarbër Malltezi, i cili është gjithashtu i pandehur për “korrupsion pasiv” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Gjithashtu për dosjen “Partiznai” po gjykohen edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja si dhe  financierja Andia Pustina.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›