Dosja “Partizani”, Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë për masën “arrest shtëpie”. Pyetet sot nga SPAK

Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Përmes avokatëve të tij, Malltezi kërkon heqjen e masës së sigurisë. Fillimisht Jamarbër Malltezi u fut në burg por ishte Gjykata e Apelit që e liroi duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Po sot (25 janar) Jamarber Malltezi do të merret në pyetje nga SPAK si person në hetim mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë, që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
Jamarbër Malltezi është në hetim për veprën penale të “korrupsionit dhe pastrimit të parave”.
/rtsh.al/