Dosja Prudentino Prokuroria Hetohen edhe persona te tjere
TIRANE- Permes nje njoftimi per shtyp Prokuroria e Pergjithshme jep detaje ne lidhje me hetimet mbi pasurite e mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi.
Ne njoftimin shperndare per mediat Prokuroria sqaron se hetimet kane nisur prej dates 1 tetor ndersa pjese e hetimeve do te jene edhe pasurite e personave te tjere qe rezultojne te kene lidhje me te.
Prokuroria e Pergjithshme ne kuader te luftes kunder krimit dhe ne pergjigje te sensibilizimit te opinionit publik lidhur me ceshtjet qe kane qene edhe ne fokus te medias ben te ditur se duke nisur nga dt. 01.10.2010 eshte regjistruar nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore ceshtja penale per pastrim parash ne ngarkim te shtetasit italian Albino Prudentino i akuzuar si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita.Paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda po kryen aktivitetin e saj procedurial ne zbatim te ligjit Antimafia per hetimin pasuror te pasurive te Albino Prudentinos. Hetimi ka nisur fillimisht per shtetasin italian Albino Prudentino per te cilin ka edhe nje mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces. Hetimi per pasurite e Albino Prudentinos eshte shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me te. thekson Prokuroria e Pergjithshme.
e.n/BalkanWeb