E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Tavo Kurre sdo ulem me shumicen ne Parlament

GJIROKASTER- Deputeti Vangjel Tavo deklaron se do te qendroje deputet i pavarur ne Kuvend dhe nuk do te kaloje me LSI-ne dhe as me PD-ne. Ne nje interviste te botuar sot ne Gazeta Shqiptare Tavo eshte shprehur i indinjuar nga keqinterpretimet e segmenteve te caktuara pas deklarates se largimit te tij nga PS-ja. Por une i drejtohem me respekt te gjithe votuesve te gjithe miqve dhe simpatizanteve se bindjet e mia jane te majta dhe vetem te majta. Kurre nuk do te ulem me shumicen ne parlament. Do te jem nje deputet i pavarur dhe ne opozite - u shpreh Tavo.

Deputeti shprehet se do ti qendroje besnik elektoratit qe e ka zgjedhur per vite me radhe deputet qe nga viti 1997.
Nga ana e tyre deputetet e PS-se kane pohuar se per Tavon kishte verejtje pasi ai kish kohe qe nuk ishte aktiv. Mungesat e tij ne grup ishin te shpeshta ashtu si ne seancat parlamentare dhe ne protestat e opozites. Nje dite me pare ne deklarate Tavo shprehej se verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS-se dhe integritetin e socialisteve te ndershem.

Deputetet socialiste priten te diskutojne ne mbledhjen e grupit parlamentar rreth largimit te nje deputeti nga gjiri i tyre. I kontaktuar me telefon as kreu i grupit Gramoz Ruci as deputetet e qarkut te Gjirokastres skane dashur te komentojne rreth veprimit te Tavos.
Intervisten e plote lexojeni ne numrin e sotem te Gazeta Shqiptare
s.g/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›