Dosja "Rreshen-Kalimash", gjykata mbyll hetimet

Gjyqtari Sokol Tona ka kerkuar mbylljen e hetimeve dhe mos zgjatjen e metejshem te tyre pas tre seancave gjyqesore, ku u vendos shfuqizimi i vendimit te prokurorit Arben Kraja per zgjatjen e afateve hetimore nga 6 nentori gjer ne 10 dhjetor.
Ky vendim vjen pas kerkeses penale te dy te pandehurve Armand Teliti, ish zevendesminister i Transporteve dhe ish drejtori Juridik, Andi Toma qe pretenduan se hetimet ndaj tyre po zvarriten pa fund.
Ne fakt gjyqtari Tona ka rrezuar njera pas tjetres te dyja kerkesat e prokurorit te ceshtjes, njera prej te cilave ishte mosshqyrtimi i kesaj ankese nga kjo gjykate, por nga Gjykata e Larte, meqenese si person nen hetim eshte edhe ish ministri i Transporteve, sot minister i Jashtem, Lulzim Basha.
Gjyqtari kerkoi te saktesohej nese Basha eshte i pandehur apo nen hetim dhe mori pergjigjjen se ministri eshte nen hetim.
Pikerisht ky fakt ka bere qe ankesa e Telitit dhe Tomes te shqyrtohet nga gjykata e kryeqytetit. Vendimi per mbylljen e hetimeve do te thote se Prokurorise se Pergjithshme i duhet t'i jape fund sa me shpejt procesit hetimor paraprak dhe te dergoje ne gjykate dosjen Rreshen-Kalimash.
Por pervec kesaj veprimet hetimore qe jane kryer nga 6 nentori e deri me tani konsiderohen te pavlefshme per ne gjykate.
Megjithate prokuori Arben Kraja, u shpreh se do ta ankimoje vendimin e gjykates se Tiranes ne gjykaten e Apelit, duke shtuar se data 6 dhjetor do te jete afati i fundit i hetimit me tre te pandehurit Teliti, Toma dhe Saraci dhe ministrin nen hetim Lulezim Basha.