Dosja “Toyota Yaris”- GJKKO dënon me 4 vite burg Radovan Çelën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite avokatin Radovan Çela, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”, ndonëse SPAK kishte kërkuar dënimin me 6 vite burg ndaj tij.
Çela ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzohet për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë”.
Çela është i përfshirë në të njëjtën çështje me atë të ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarkën, ndaj të cilit GJKKO vendosi dënimin me 4 vite burg për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsion pasiv dhe aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë”.
Sipas SPAK, Zarka së bashku me Çelën e 2 persona të tjerë kanë ndërhyrë në disa dosje hetimore duke ndikuar në mënyrë të paligjshme ndaj kolegëve në sistemin e drejtësisë për të lehtësuar pozitat e të pandehurve, mes të cilave edhe dosja “Toyota Yaris”.
Dosja “Toyota Auris” u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018, ku u gjetën të fshehura 3.4 milionë eurove të ardhura nga Belgjika.
/rtsh.al/