E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm dhe i befasishëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se lajmi i trishtë ishte i befasishëm dhe i pabesueshëm, teksa i shpreh ngushëllime familjes së ish-kreut të Kadastrës.  

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të Kadastrës, Artan Lame.

 “Trishtim. Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studjuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.

Ngushëllime Mirelës, djalit, të afërmve dhe miqve të shumtë! Paç Paqen e pasosur, Tan!”, shkruan Spiropali.

Artan Lame u nda papritur nga jeta në moshën 58-vjeçare në një spital në Gjermani, ku kishte shkuar për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ai do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në jetën publike të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›