Dosja “Trebicka”, dyshime për prishjen e vendit të ngjarjes
Ekspertët e pavarur mendojnë se kemi të bëjmë me një rast të ngjashëm me Gërdecin. Policia duhet të kishte marrë në administrim sipërfaqe më të madhe të vendngjarjes
Luan Kondi
Tiranë – Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka, ekspertët mendojnë se e gjithë vëmendja duhet të ripërqendrohet te vendi i ngjarjes. Sipas tyre, vendi i ngjarjes, po ashtu provat e administruara atje, janë të rëndësishme për hetimin e kësaj çështjeje mjaft të përfolur. Dyshime hidhen për prishje të vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe për sipërfaqen e vogël, rreth 450 metra katrorë, të kufizuar me shirit nga policia, kur ajo për vetë terrenin apo relievin dhe qëllimin e të ndjerit, pra ushtrimin e gjuetisë, sipas variantit zyrtar, mund të ishte shumë herë më e madhe.
Vendngjarja
Duke iu referuar mendimit të ekspertëve, gazeta nxjerr në pah konstatimin së vendi i ngjarjes mund të jetë prishur, e kjo përkon me tragjedinë e Gërdecit, kur ekspertët amerikanë që erdhën për të parë vendin e ngjarjes u shprehën të alarmuar se ishin prishur prova tejet të rëndësishme për hetimin. Burime jozyrtare të gazetës “Albania” u shprehën se duke iu referuar orës së menduar si kufi i vdekjes së të ndjerit Trebicka, pra jo më pas se 12:00 dhe kohës kur në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, pra 14:20, në vendngjarje kanë shkuar persona të tjerë, kureshtarë apo kalimtarë, të cilët mund të kenë lënë gjurmë atje, duke vënë kështu në vështirësi identifikimin e gjurmëve të një personi tjetër, që ndoshta mund të ketë qenë me Trebickën, apo dhe në rastin më të keq, nëse kemi të bëjmë me vepër kriminale, një nga variantet e mundshme. Ekspertët e pavarur mendojnë se duke iu referuar fakteve, kureshtarë apo dhe të tjerë njerëz mund të kenë shkelur apo dhe mund të kenë prekur sendet që u administruan, pasi ata nuk kanë nga ta dinë rëndësinë e këtij fakti. Një tjetër dyshim për ekspertët është edhe ai duhet të ishte futur nën administrimin me shirita të policisë lokale një sipërfaqe më e madhe e vendit të ngjarjes. Uniformat blu vunë nën kontroll të imtësishëm rreth 450 metra katrorë, por ajo mund të ishte edhe më e madhe, pasi i ndjeri, sipas policisë, kishte shkuar për gjueti dhe mund të konstatoheshin gjurmë ose dhe prova të tjera nëse shiritat e policisë mund të kishin rrethuar më shumë. Kjo konsiderohet si një tjetër anë e dobët e uniformave blu, që bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Pyetjet pa përgjigje
Duke iu referuar variantit zyrtar, pra të vdekjes aksidentale të Kosta Trebickës, ende nuk shpjegohet dot nga policia edhe tani, pas një jave, dinamikën e këtij aksidenti. Nuk dihet nga ekspertët nëse makina e biznesmenit u godit nga ndonjë makinë tjetër, apo ai po ecte shumë shpejt dhe humbi kontrollin e saj. Dyshime të mëdha janë hedhur për pozicionin e trupit të Trebickës, pasi ai kishte ndërruar jetë dhe nuk është shpjeguar pozicioni i makinës, kur dihet që ajo u gjet në krah të rrugës, plot 43 metra larg makinës. Uniformat blu duhet të japin sqarime rreth faktit të rënies së trupit nga makina dhe po ashtu të shprehen se në cilën fazë të aksidentit ndodhi kjo. Askush nuk di të japë një përgjigje edhe për mënyrën e rënies së armës së gjahut. Dyshimi është se si ka mundësi që edhe pse me pesha të ndryshme, trupi i të ndjerit dhe çiftja ranë thuajse në të njëjtin vend. Nga këqyrja fillestare në makinë nuk kishte njolla gjaku, por ekspertët policorë thanë se kjo ka ndodhur pasi tubat e inoksit të çatisë së fuoristradës nuk mbajnë gjurmë gjaku. Deri tani nuk është parë e arsyeshme të mendohet edhe një fakt që mund të jetë mjaft real në aksidente të tilla, pra se biznesmeni mund të jetë shtypur edhe nga ndonjë makinë tjetër, e kjo e fundit nuk mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Nuk është e qartë edhe mënyra e dëmtimit të makinës, fuoristradës “Nissan”, është batuar (pra, aksidenti ka ndodhur vetëm), apo është përplasur me automjete të tjera. Nëse ekspertët do t’u përgjigjen shkencërisht këtyre dilemave apo dhe të tjerave që kanë lindur nga këqyrja e vendngjarjes, mund të zbulohet se Kosta Trebicka, me gjithë ato dëmtime, që sipas policisë janë tipike për një aksident automobilistik, mund të jetë eliminuar.
Ngjarja
Ka qenë ora 14:00 e datës 12 shtator kur dy fshatarë të Lekasit kanë gjetur në mes të rrugës që nis nga Voskopoja një njeri të shtrirë, kurse makina me të cilën mendohet se udhëtonte ai ndodhej rreth 43 metra më tej kufomës. Ata kanë njoftuar policinë nëpërmjet telefonit dhe kanë raportuar që në fillim se personi i panjohur e kishte kokën të çarë, madje ishte i shpërfytyruar. Një orë pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Korçës. Uniformat blu kanë kontrolluar dokumentacionin e automjetit dhe kanë arritur në përfundimin se kufoma i përkiste Kosta Trebickës, i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë “AEY” dhe “MEICO”-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit “Alba-Demil” në Gërdec, më 15 mars 2008. Viktima mbante veshur rroba gjuetie, ndodhej larg makinës me ngjyrë të kuqe, tip “Nisan” me targa TR 8843 J. Deklarimi i parë nga vendi i ngjarjes ishte ai i ekspertëve vendorë që u përcollën mediave versionin e aksidentit, ku sipas këtij versioni policor, Trebicka duhet të kishte humbur kontrollin e automjetit dhe në ecje e sipër dhe është përplasur në tokë. Policia konfirmoi se nuk kishte asnjë shenjë të ekzekutimit me armë. Fuoristrada kabriolet, me të cilën udhëtonte Trebicka, u gjet e ndezur, 43 metra larg kufomës së tij, jashtë rrugës, jo në ndonjë terren të vështirë dhe me xhamin ballor të thyer.
Kosta Trebicka
Kosta Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1958. Biznesmeni zbardhi në media skemën e aferës me armët e Ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë. Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane “AEY”, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli, për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë “EVDIN”, me administrator Henri Tomein, kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.
19 Shtator 2008